Osmani pret sot Kryeministrin Hoti në Presidencë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, sot do të zhvillojë takim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Takimi vjen pas zhvillimeve të fundit ku paraprinë aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, njëheri figura politike me ndikim në vend, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, ky është takimi i parë i Vjosa Osmanit me Kryeministrin Avdullah Hoti, që nga marrja e timonit si ushtruese e Detyrës së Presidentes, pasi parapraku Hashim Thaçi u dorëhoq nga posti.

Takimin me Hotin, e kanë konfirmuar nga zyra për media e Osmanit.

LEXO EDHE:

Back to top button