Pa ndryshime ligjore, s’ka ndihma shtetërore! Disa qytetarë rrezikojnë të mbesin pa 6 mijë denarë

Rreth 28 mijë qytetarë mbetën pa gjashtë mijë denarët e premtuar të ndihmës shtetërore. Bankat që të mund ti paguajnë edhe këto para, kërkojnë nga Qeveria ndryshime në ligjin tashmë të miratuar, ku do të zgjatet afati, që skadoi të premten e kaluar. Nëse nuk ka ndryshime në Ligj, bankat janë të detyruara ti kthejnë paratë e destinuara për qytetarët në buxhet edhe atë deri të enjten, thonë nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë.

Bankat deri në fund të orarit të punës më 25.12.2020 shpërndanë mjetet e marra në llogaritë e transaksioneve të qytetarëve. Pas skadimit të afateve të dhëna ligjërisht, për të realizuar pagesën e të gjithë qytetarëve të cilëve nuk iu është paguar mbështetja financiare në afatin e mëparshëm ligjor, është e nevojshme të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbështetje Financiare në mënyrë që të zëvendësohen afatet ekzistuese me ato të reja, afate më të gjata”-tha Shoqata e Bankave të Maqedonisë.

Nga Qeveria nuk kanë përgjigje specifike se si do tu paguhen këto para qytetarëve, duke respektuar Ligjin ekzistues i cili përmban afate specifike. Në vend që të njoftojnë një zgjidhje ligjore, ata kërkuan tolerancë nga bankat, sepse si Qeveria kanë bërë gjithçka, që ndihma të arrinte tek të gjithë qytetarët.

Ne presim tolerancë nga bankat, sepse këto janë kategoritë e qytetarëve që janë më të prekura nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona, e cila ka prekur botën. Shqetësimet në lidhje me ndihmën u shkaktuan nga vonesa në miratimin e Ligjit në Parlament. Megjithatë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bëri të pamundurën që ndihma të arrijë te ata për të cilët ishte menduar, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”-thonë nga Qeveria.

Nga 78,000 ankesa, qeveria pranoi 2,132 nga qytetarë të cilët kanë konsideruar se i kanë plotësuar kriteret, e që nuk ishin në listën e qeverisë. Sipas Qeverisë, të gjithë qytetarët që kanë paraqitur ankesa në adresën e dhënë elektronike, do të marrin një përgjigje nëse ankesa e tyre është pranuar ose jo.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button