Pacientja me transplant të zemrës së shpejti pritet të lirohet nga respiratorët, njoftoi Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të pacientes 39-vjeçare, të cilës gjatë ditës së diel iu transplantua zemra, transmeton Alsat. Filipçe tha se pacientja është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe se pritet që së shpejti të lirohet nga respiratorët.

Në lidhje me: Transplantimi i tretë i zemrës në vend është kryer me sukses, njofton Filipçe

“Pacientja është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme shëndetësore. Të gjitha parametrat që dalin nga analizat që janë bërë, përfshi me ato të ditës së sotme janë të mira. Të gjitha janë në fazë të përmirësimit. Unë pres që sot gradualisht mund të lirohet edhe nga makina për frymëmarrje”, deklaroi ministri Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button