Padi penale për pronarin e objektit, shkeli masat antiCovid

Mbrëmë rreth orës 22:15 minuta në fshatin Grdovci të Shtipit, policia ka hasur në një lokal i cili ka shkelur masat antiCovid të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së Kovid-19. Gjatë kontrollit përfaqësuesit e MPB-së kanë konstatuar se objekti punon jashtë orarit kufizues. Nga Sektori për Punë të Brendshme-Shtip, njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi në bazë të Nenit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme një shkelje e njëjtë e masave antiCovid është regjistruar edhe në rajonin e Tetovës, me çrrastë  dikur rreth orës 18:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin P.D. nga Tetova, objekti hotelierik i të cilit në rrugën “133” në Tetovë po punonte pas kohës së lejuar dhe në lokal kanë qëndruar mysafir. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, kurse objekti është mbyllur përkohësisht dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate në bazë të nenit 206 të Kodit Penal, për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”.

LEXO EDHE:

Back to top button