Pagesat në autostrada – LSDM-ja është duke përgatitur propozim-ligjin i cili do t’ia merr Qeverisë kompetencën për të sjell vendime mbi çmimet

Pagesat në autostrada - LSDM-ja është duke përgatitur propozim-ligjin i cili do t’ia merr Qeverisë kompetencën për të sjell vendime mbi çmimet

Gazetare: Ajnur Bafqari

LSDM po përgatit propozim ligj me të cilin kërkon që t’i hiqen kompetencat Qeverisë për marrjen e vendimeve për çmimet e pikave pagesore dhe në të ardhmen propozimet dhe vendimet për këto çmime të mund të merren vetëm në Kuvend. Bashkë me këtë propozim ligj, LSDM do të kërkojë përgjysmim të menjëhershëm të çmimeve aktuale nëpër pikat pagesore të vendit.

Nga LSDM sqarojnë se për momentin gjithçka mund të zbatohet përmes sistemin të njëjtë të pikave pagesore, ndërsa për më vonë paralajmërojnë propozime me zgjidhje afatgjate ku parashihet edhe ndryshim i sistemit. Nuk përjashtohet edhe ideja e sistemit me pagesa vjetore, ashtu siç funksionon në disa vende të BE-së.

Opozita po punon edhe në 2-3 ligje të tjera, të cilat i cilësojnë si masa për lehtësimin e shpenzimeve të qytetarëve, e që do të dërgohen si pako e përbashkët me këtë propozim ligj.

Gjatë propozimit të idesë gjatë një konference për medit më 10 shkurt, Filipçe tha se çmimet e pikave pagesore në vend kanë lartësi të paarsyeshme dhe nuk janë të krahasueshme me ato të rajonit dhe Evropës. Por nga VMRO-DPMNE, përmes një komunikate i kërkuan Filipçes, siç theksuan ata, të mos aktrojë socialdemokrat nga Temu, duke nënvizuar se këto çmime të pikave pagesore, janë të njëjta prej kohës kur LSDM ishte në pushtet.

Aktualisht çmimet e pikave pagesore për makina lëvizin nga 30 deri në 110 denarë, varësisht autostradës. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button