Ligji anti-duhan drejt miratimit në Qeveri dhe Kuvend, ndalohet pirja në hapësira publike dhe reklamimi

Ligji anti-duhan drejt miratimit në Qeveri dhe Kuvend, ndalohet pirja në hapësira publike dhe reklamimi

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar propozim ligjin për mbrojtje nga duhani, i cili ditëve në vijim do të dorëzohet në Qeveri, dhe më pas në Kuvend.

Gjatë konsultimit publik me palët e prekura, janë pranuar dhjetëra vërejtje dhe propozime të cilët kanë të bëjnë me çështje teknike dhe politika më të gjëra që lidhen me gastronominë dhe aspektet ekonomike.

Më konkretisht, grupi i punës ka harmonizuar elementet në tekstin final si në vijim:

-Saktësimi shtesë i definicioneve hapësirë “e mbyllur” dhe “gjysmë e mbyllur” me qëllim që të mos ketë paqartësi juridike dhe vështirësi në implementim;

– Saktësim të ndalesave për materiet aromatizuese( aditivët) në prodhimet e duhanit dhe të ngjashme, në bazë të praktikave të mira evropiane;

-Harmonizim i përcaktimeve që lidhen me mbikëqyrjen dhe kompetencat e organeve inspektuese;

– Saktësimi i përcaktimeve për mbrojtje rreth objekteve arsimore dhe shëndetësore dhe të tjera;

-Janë pranuar mekanizma me qëllim përmirësimin e zbatimit përmes aplikimit të vonuar (shtyrjes së hyrjes në fuqi) të një pjese të dispozitave të këtij ligji;

Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu theksojnë se qëllimi thelbësor i ligjit për mbrojtje nga duhani mbetet i pandryshuar, respektivisht mbrojtja e popullsisë nga pirja pasive e duhanit. Projektligji për mbrojtjen nga pirja e duhanit parashikon masa të rrepta. Përveç ndalimit të plotë të pirjes së duhanit në ambientet publike dhe të punës, i njëjti parashikon edhe ndalimin e reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit, rregullimin e shitjes, shfaqjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button