Goditi për vdekje 79-vjeçaren – Serbia akoma nuk ka dhënë një përgjigje për ekstradimin e 18-vjeçarit

Goditi për vdekje 79-vjeçaren – Serbia akoma nuk ka dhënë një përgjigje për ekstradimin e 18-vjeçarit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Maqedonia e Veriut ende pret një përgjigje nga Serbia lidhur me kërkesën për ekstradimin e Sait Saitov, të riut 18-vjeçar i cili u arrestua 2 javë më parë në Beograd.

Saitov po kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtarë, pasi në fillim të janarit goditi me makinë një grua të moshuar në Kapishtec të Shkupit dhe iku nga vendi.

“Procedura është në zhvillim e sipër. Është dërguar kërkesë për ekstradim në 23.02.2026. Pritet përgjigje. Kur do të ekstradohet varet nga Serbia jo nga ne”, tha Ministria e Drejtësisë.

Procedura e ekstradimit nuk ka ndonjë afat të caktuar sqarojnë nga Ministria, për shembull për Lupço Palevskin, ata kishin pritur 1 vit për ekstradimin e tij, edhe pse me urgjenca.

Kujtojmë se aksidenti rrugor për të cilin akuzohet Saitov ndodhi më 9 janar në lagjen Kapishtec të Shkupit, kur Saitov goditi 79-vjeçaren Ljuba Jakovleska  me makinën e babait të tij, dhe u largua nga vendi i aksidentit. Gruaja ndërroi jetë nga plagët e marra menjëherë më pas, dhe djali, së bashku me babain e tij, të ndihmuar nga dy persona të tjerë, u larguan nga vendi po atë ditë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button