Lokali në Ohër mbyllet pasi shkeli masat anti-Covid, kapen shtetase nga Rusia dhe Ukraina

Policia ka kapur 18 persona dhe 11 shtetase të Rusisë dhe Ukrainës në një lokal në Ohër, që po punonte edhe përkundër ndalesës që kishte marrë më herët për shkak të shkeljes së masave kundër Covid-19. Policia në orën 1:30 pas mesnate ka konfirmuar se objekti ka punuar edhe pas orës 18:00, ndërsa janë arrestuar të gjithë të pranishmit, transmeton Alsat.

“Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror, në orën 1:30 pas mesnate ka kryer kontrolle në një objekt gastronomie në rrugën “Hekurudha” në Ohër nën pronësi të 30-vjeçarit D.T. nga Ohri, pas çka është konstatuar se objekti po punonte edhe pas orës 18, edhe përkundër ndalesës që kishte marrë për të njëjtën arsye nga ana e Inspektoratit të Tregut më herët, me datë 06.01.2021″, informojnë nga MPB.

Gjatë kontrollit policia ka kapur para të paketuara në mjete speciale, telefona, pajisje për video-kamera. MPB ka konstatuar se shtetaset e huaja nuk kanë pasur leje qëndrimi dhe leje për punë. Objekti është mbyllur sërish, ndërsa ndaj pronarit do të parashtrohet padi penale.

LEXO EDHE:

Back to top button