Gjashtë viktima dhe 363 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njoftoi të shtunën se gjashtë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 363 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.589 mostrave, tha IKSHPK.

IKSHPK-ja njofton po ashtu se 418 pacientë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 16 janar, Kosova ka regjistruar 55.498 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1.405 pacientë kanë vdekur dhe 48.990 janë shëruar.

Raste aktive janë 5.103.

LEXO EDHE:

Back to top button