Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Reshjet e paprecedentë zhytën nën ujë disa pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe javën e kaluar, duke e “bllokuar” Dubain dhe jo vetëm.

Përmbytjet e regjistruara në Emiratet e Bashkuara Arabe ishin aq intensive sa satelitët ishin ende në gjendje t’i shihnin atë nga hapësira disa ditë pasi retë u pastruan dhe ranë pikat e fundit të shiut, shkruajnë mediat e huaja.

Përmbytjet “u rritën shpejt dhe u tërhoqën ngadalë” si rezultat i përmbytjes historike, e cila ishte ngjarja më ekstreme në vend që nga fillimi i regjistrimeve 75 vjet më parë.

Më pak se dy ditë pas rënies së shiut, sateliti Landsat 9 kaloi mbi Emiratet e Bashkuara Arabe të premten, më 19 prill, dhe kapi imazhe të pellgjeve të mëdha dhe të vazhdueshme me ujë nga përmbytja.

Sateliti mbledh imazhe të detajuara të sipërfaqes së Tokës dhe operohet nga NASA dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button