Pandemia ka rritur numrin e personave që kërkojnë ndihmë në qendrën e strehimit në Momin Potok

Gjatë periudhës së pandemisë është rritur për 50% numri i personave që i drejtohen për ndihmë qendrës për strehim në Momin Potok. Dragana Lazarevska, koordinatore në qendrën në fjalë, thotë për Alsat se dyfishimi i këtij numri ka ardhur si rezultat i situatës aktuale ekonomike, pasi për shkak të pandemisë shumë qytetarë humbën vendin e tyre të punës. Ajo thotë se fatmirësisht, deri tani, asnjë prej qytetarëve që vizitojnë këtë qendër nuk ka shfaqur simptoma të COVID-19. Me uljen e temperaturave pritet që edhe numri i personave që do të kërkojnë të sigurojnë një kulm mbi kokë gjatë netëve kur temperaturat bien në minus, të jetë më i lartë se kaq.

Në kemi mundësi që vet të përshtatim hapësirat që më së shumti të strehohen 40 persona, në rrethana normale. Deri tani nuk është tejkaluar ky numër. Por të refuzojmë një person të pastrehë, gjatë këtyre 12 viteve nuk ka ndodhur. Në rast se numër tejkalohet kemi gjetur zgjidhje duke i strehuar nëpër qendrat tjera. Do të shohim se si do të jenë rekomandimet e institucioneve shëndetësorë tani që nis ulja e temperaturave – tha Dragana Lazarevska- koodinatorë në qendrën e strehimit” Momin Potok” .

Për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga pandemia është rritur edhe numri i familjeve në nevojë. Sot Komuna e Karposhit dhe Kryqi i Kuq dhuruan 80 pako me ushqime dhe mjete higjienike që do t’u dhurohen familjeve që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme ekonomike.

Më duhet të them se pandemia ka ndikuar për përkeqësimin e gjendjes në përgjithësi, pra tek popullata. Kështu që kemi kategori të reja që janë si rezultat i pasojave që ka sjellë pandemia, të cilët duhet të ndihmohen nga ana jonë. Ne si Kryqi i Kuq që nga fillimi i pandemisë kemi shpërndarë rreth 25 mijë pako me ushqime dhe rreth 30 mijë pako me mjete higjienike – u shpreh Sait Saiti – Kryqi i Kuq.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button