Pandemia, mbyllen rreth 20% të hoteleve në bregun e Ohrit dhe Strugës

Shumica e hoteleve në bregun e Ohrit dhe Strugës tashmë i kanë mbyllur objektet e tyre. Sipas informacioneve të Alsat, disa planifikojnë këtë ta bëjnë më 1 nëntor. Thonë se në kushte kur nuk kanë të ardhura, zgjidhja e vetme është t’ia vënë çelësin biznesit të tyre.

Vendosëm ta mbyllim hotelin sepse kufijtë janë të mbyllur. Nuk kemi grupe të huaja që vijnë në këtë periudhë gjegjësisht nuk kemi vizita qarkulluese.  Kuptohet, këtu i kemi të punësuarit, humbjet ekonomike, mungesa e seminareve, mungesa e grupeve. Shpresoj do t’i mbajmë punonjësit, por nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë, sa do të zgjasë, nuk e di”-tha Illçe Dimitrioski- menaxher hoteli në Ohër.

Nga sektori i turizmit thonë turizmin në vend e pret periudhë edhe më të vështirë.

Për fat të keq, turizmi është aktualisht në aparat respirator dhe shpëtimi i vetëm është vendi të mund të kontribuojë që sektori i turizmit të mbijetojë”-pohoi Filip Stefanoski, operator turistik.

Kryetari i HOTAM Kërste Bllazhevski thotë se më shumë se 50% e hoteleve do të mbyllen dhe derisa nuk hapen kufijtë, nuk do të ketë kushte për rifillimin e hoteleve. Sipas tij, ndihma shtetërore për momentin është e mjaftueshme vetëm për t’i mbajtur të punësuarit, ndërsa për funksionimin dhe mbijetesën e bizneseve, ndihma është larg nga ajo që nevojitet.

 

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button