Masat antiCOVID përplasin pushtetin dhe opozitën

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se propozim/ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse duhet të jetë më i qartë rreth masave të reja për mbrojtje nga virusi korona. Opozita vlerëson se është fajësuar padrejtësisht që pengon miratimin e këtyre masave por, tani pushteti bllokon procedurën me amendamente. Amendamente në Komisionin për shëndetësisë propozoi koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja por edhe koalicioni ASH-AAA.

 Ne nuk arrijmë as t’i diskutojmë amendamentet sepse rrejshëm e akuzuar opozitën se refuzon të diskutojë për këto pika. Këto pika nuk janë në propozim/ligj. Tani i shtoni me amendamente. Duhet të shohim nëse i kufizojmë ritet fetare të cilat nuk janë vetëm festa por edhe varrime dhe rite gjatë vdekjeve. Duhet ta shohim nëse me këtë e dëmtojmë të drejtën e fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët janë në shtëpi kujdesi ose në shtëpitë e tyre nga persona të tjerë. Duhet të shohim çfarë do të bëjmë me nënat e vetme kur ta lejnë fëmijën e tyre nën kujdesin e personave të tjerë të familjes dhe nëse ata do të gjobiten me 500 euro- deklaroi Rashela Mizrahi, VMRO-DPMNE.

 

 Është shumë e qartë. Pas kalimit të pragut të shtëpisë tonë ne duhet patjetër të vendosim maskë në fytyrë. Nuk e kam të qartë se pse pastaj shtoni “në treg, në transport publik, në hapësira të mbyllura”. Kjo është një ngatërresë shtesë. Shkurt dhe qartë duhet t’u thoni njerëzve se sapo të dalim nga shtëpia jonë ne duhet të mbajmë maska. Sa është kjo mirë ose jo, ka të tjerë më kompetent që mund të përgjigjen. A do të duhet të mbajë maskë një fëmijë deri në tre vjeç, a do të mund t’i vendosim maskë një foshnje dhe a do ta mbajë atë?”- pohoi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

 

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se ka hapësirë për diskutim dhe për qartësim të masave të parashikuara me ligj.

 Është e vërtetë. Pajtohem se duhet të ketë përjashtim për mbajtjen e maskave, fillimisht për aktivitete sportive, gjatë vozitjes vetë në veturë, ose në veturë me anëtarë të familjes me të cilët personi jeton. Vetëizolimi është periudhën nga momenti i testimit, deri në marrjen e rezultatit. Pastaj hynë në procedurën e rregullt të monitorimit nga epodemiologët dhe Qendra e Shëndetit Publik- tha  Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Propozim/ndryshimet që diskutohen në Kuvend janë me procedurë të shkurtuar.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button