Mitko Jançev heq dorë nga protesta kundër Mickoskit

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev pretendent për t’i zënë pozitën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski heq dorë nga protesta e thirrur për ditën e hënë para selisë së partisë opozitare maqedonase, për të kërkuar largimin e Mickovskit. Ky vendim sipas Jançev bazohet në paralajmërimet kundër protestë nga Aleksander Pandov, akt ky i cili sipas tij mund t’i vë në konflikt fizik dy grupet e interesit. Rrezik shtesë sipas Jançev paraqet edhe grumbullimi i njerëzve të cilët kanë shprehur interes të protestojnë.

Vendosëm që protestat t’i mbajmë në një formë tjetër dhe ta dërgojmë porosinë në vend duke iu përmbajtur protokolleve shëndetësore. Mickoskit do t’i dërgojmë porosi përmes konferenca për shtyp nga çdo komitet komunal -tha Mitko Jançev, Kryetar i Kavadarit.

Ndaj paralajmërimit paraprak të Jançev, kryetari i Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së, Aleksander Pandov u kundërpërgjigj me protestë të anëtarësisë së VMRO-së.

Mund ta thërrasësh edhe Vicen. Shkoni më njëri-tjetrin. Kemi çfarë t’i themi edhe atij. Pas asaj përsëri bashkë do të festoni. Të kujtohet? Njëjtë sikur u bëre nënkryetar i VMRO-DPMNE-së – deklaroi Aleksander Pandov, kryetar i Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së.

Nga partia e Hristijan Mickoskit nuk kanë komentuar përplasjet mes palëve. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka shkruar shkurt se pritej anulimi i protestës nga Jançev dhe se punët e ditës janë më të dobishme se ato të mbrëmjes. Përveç Jançev, shkarkimin e Mickoskit e kërkon edhe Sasho Mijallkov i cili kërkonte kongres për kryetar të ri të VMRO-DPMNE-së. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Qendrorë, Mickoski konfirmoi besimin e partisë duke theksuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga thirrjet indirekte të kundërshtarit të tij politik Zoran Zaev përmes ish strukturave të VMRO-DPMNE-së.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button