Pandemia rrit borxhin global për 15 trilionë dollarë

Në tre tremujorët e parë të vitit 2020, borxhi global u rrit me 15 trilionë dollarë duke arritur në gjithsej 272 trilionë dollarë pasi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) detyroi mbylljen e bizneseve dhe shkurtimin e vendeve të punës.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF), pas një rritjeje të madhe në nivelin e borxhit global ndaj prodhimit të brendshëm bruto (PBB), respektivisht krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar nga 320 për qind në 362 për qind, rritja në tremujorin e tretë ishte më modest, për shkak të rimëkëmbjes së fortë globale, transmeton Anadolu.

Deri në fund të këtij viti, borxhi global pritet të arrijë në 277 trilionë dollarë apo 365 për qind e PBB-së botërore.

Deri në fund të tremujorit të tretë, niveli i borxhit ndaj PBB-së në tregjet e ekuilibruara ishte 432 për qind ndërsa në tregjet në zhvillim ishte 250 për qind.

Në shkallë globale, deri në fund të tremujorit të tretë borxhi i korporatave jo-financiare ishte 79.6 trilionë dollarë, i qeverive 77.6 trilionë dollarë, sektori financiar 65.6 trilionë dollarë dhe ekonomia shtëpiake 49.2 trilionë dollarë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, me koronavirus janë konfirmuar mbi 56.2 milionë raste në mbarë botën, prej të cilëve mbi 1.34 milionë kanë vdekur.

Masat për të frenuar përhapjen e pandemisë, të tilla si qarkullimi i ndaluar dhe ndalimet e udhëtimit, në mbarë botën kanë ndikuar ndaj veprimtarisë ekonomike në mënyrë dramatike.

LEXO EDHE:

Back to top button