Papa Françesku: Mos e përdorni grurin si armë ushtarake

Autoritetet duhet t'i japin fund bllokadës ndaj eksporteve të grurit nga Ukraina, bëri thirrje sot Papa Françesku i Vatikanit

Ai beson se gruri nuk duhet të përdoret si “armë ushtarake”.

“Bllokimi i eksporteve të grurit nga Ukraina është vërtet shqetësues, sepse jeta e miliona njerëzve varet nga kjo, veçanërisht në vendet e varfra”, tha ai.

Ai “sinqerisht bëri thirrje që të bëhen çdo përpjekje për zgjidhjen e problemit, për të garantuar të drejtën universale për ushqim”.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza globale e ushqimit po përkeqësohet dhe po përpiqet të bien dakord për t’i dhënë fund një bllokadë ndaj eksporteve të drithërave ukrainase.

Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Rusinë se po shantazhon botën me ushqime.

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë kanë çuar në rritje të mëdha të çmimeve të grurit, vajit të gatimit, plehrave dhe energjisë.

Papa shpesh dënon pushtimin e Ukrainës. Por sot ai foli për herë të parë për një krizë globale ushqimore. 

LEXO EDHE:

Back to top button