Paqartësi rreth vazhdimit të heshtjes zgjedhore

A duhej të vazhdonte heshtja zgjedhore edhe pas orës 19 dhe a ka të drejtë kryetari i KSHZ të marrë një vendim të tillë? Këtyre pyetjeve duket se as vet institucionet kompetente nuk dinë t’u japin një përgjigje të prerë. Vonesat e shkaktuara prej një apo dy orësh nëpër disa vendvotime, për shkak të mosfunksionimit të aparateve për njohjen e shenjave të gishtërinjve, bënë që procesi i votimit në disa vendvotime të vazhdonte deri në orën 22. Në orën 19:00 mediat nuk dinin nëse duhet të vazhdojnë me heshtjen apo me transmetimin e programit të planifikuar. Se si duhet të veprohej në situatë të tillë dhe kush duhet të merrte një vendim, përgjigje konkrete nuk kanë as nga Agjencia e për Shërbime Audio dhe Audiovizuale.

Në përputhje me nenin 101 të Kodit Zgjedhor heshtja zgjedhore zgjat deri në orën 19, përkatësisht deri në mbylljen e vendvotimeve. Pra kohëzgjatja e saj është saktësisht e përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Deklarata e mbrëmshme e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve shkaktoi konfuzion tek mediat për shkak se u vendosën në situatë që në moment të fundit duhet të bënin ndryshime në përmbajtjen e programeve që kishin planifikuar”, tha Ivana Stojanovska, ASHAA.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dy orë para përfundimit të procesit zgjedhor, doli në konferencë për media ku la të kuptohet se as vet KSHZ-ja nuk dinte si të zgjidh këtë paqartësi, e krijuar për shkak të mosfunksionimit të aparateve për shenjat e gishtërinjve, që janë nën përgjegjësinë e këtij institucioni.

Heshtja zgjedhore zgjat aq sa zgjat votimi, kur votimi zgjat deri në orën 19. Vitin e kaluar zyrtarja zgjati deri në orën 21.  Nuk mund të ju themi deri në çfarë ore, kjo është ideja.  Sepse edhe ne nuk e dimë, por kur do të përfundojë do ju njoftojmë. Nëse do jetë një orë do dalim do ju njoftojmë, “ tani mbaroi, mund të thirrni mysafirë“, deklaroi Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ, 17.10.2021 deklarata e orës 17:00.

Dy orë më vonë, përkatësisht në orën 19, Aleksandar Dashtevski, doli me një tjetër deklaratë, ku thoshte se heshtja zgjedhore vazhdon deri në orën 19:30.

Në përputhje me Kodin Zgjedhor, votimi përfundon në orën 19 dhe pas orës 19 dyert mbyllen. Në lidhje me votuesit të cilët ndodhen para objektit dhe duhet të votojnë KSHZ vlerëson se duhet t’u vihet në dispozicion edhe votuesve edhe mediave dhe partive. Andaj bëjmë thirrje që të përmbahen nga aktivitetet e tyre deri në orën 19 e 30”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ, 17.10.2021 deklarata e orës 19:00.

Ndërkohë që mediat tradicionale respektonin heshtjen zgjedhore, mediat online tashmë bënin informim të parezervuar.  Nga Agjencia për Monitorimin e Mediave thonë se ligji vlen edhe për mediat online, por se monitorimi i këtyre mediave nuk është nën përgjegjësi e tyre. Heshtja zgjedhore nuk përfundoi as në orën 19 kur u mbyllën shumica e vendvotimeve në vend dhe as me mbylljen e vendvotimit të fundit, atij të orës 22 në Llabunishtë, por përfundoi në orën 19 e 30.

 Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button