Paralajmërohet rritje e çmimit të banesave

Çmimi i banesave të sapondërtuara në qendër të Shkupit është deri në 2,000 euro për metër katror. Pavarësisht rritjes së çmimeve, ndërtuesit njoftojnë se trendi në rritje i çmimeve do të vazhdojë për shkak të rritjes drastike të çmimeve të materialeve të ndërtimit. Çeliku ka çmim të ri, më të lartë, për 80 për qind, ndërsa materialet e tjera të ndërtimit janë 50 për qind më të shtrenjta.

Konstatimi ynë është që me rritjen e pagës minimale dhe trendit që po paralajmërohet për rritjen e pagës minimale, dhe me rritjen e paralajmëruar të lëndëve të para për momentin vlerësojmë se çmimet e banesave do të rriten – tha Andrea Serafimovski – kryetar i Shoqatës së Ndërtimit.

Ndërtuesit u ankuan se kriza shëndetësore dhe ekonomike e ka goditur edhe këtë sektor. Vitin e kaluar, në bazë tremujore, ose kanë pasur humbje të madhe ose rritje minimale të punës. Tani, ata kërkojnë nga Qeveria të përgatisë pako masash për ta, në mënyrë që, siç thonë, pasojat të jenë më të vogla.

Kërkojmë që të amortizohet goditja nga rritja e çmimeve. Sidomos në projekte ku çmimi i kostos ose kriteri për përcaktimin e ofertës më të mirë është çmimi më i ulët. Logjika jonë është që nëse kompanitë tona punojnë për nevojat e institucioneve shtetërore me çmime më të ulëta, ndërsa çmimet e lëndëve të para janë rritur për 30, 40 për qind, çelik madje për 80 për qind, atëherë ne i ndihmojmë shtetit, ndërsa ai nuk na ndihmon neve – deklaroi Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës së Ndërtimit.

Nga sektori i ndërtimit mendojnë se duhet të bëhet edhe korrigjim në Ligjin për Prokurime Publike, ku çmimi më i ulët i ofruar nuk do të jetë kriteri kryesor për fitimin e tenderit. Për më tepër, ndërtuesit thonë se nuk pranojnë që e diela të jetë ditë jo pune në veprimtarinë e tyre. Edhe ata do të kërkojnë të përjashtohen nga ky ndryshim në Ligjin e Punës. Përndryshe, për momentin në vend kryesisht në Shkup ka rreth 7,000 banesa të sapondërtuara dhe të pashitura. Më shumë se 13 mijë ndërsa janë ende në ndërtim e sipër.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button