Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Paradite me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për reshje shiu, ndërsa pasdite në më shumë vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Reshje më intensive priten në pjesën veriperëndimore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup paradite do të jetë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite jostabil dhe me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button