Rodri: Nuk luajta mirë, por shënova gol. Bëm histori

Mesfushori i kombëtares së Spanjës, Rodri ka folur pas finales së madhe të Ligës së Kampionëve, ku Man. Siti u shpall kampion për herë të parë në histori. Kampioni i Premier Ligës arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit.

Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, u shënua në minutën e 68’të dhe realizator ishte lojtari spanjoll, Rodri. Por, mesfushori spanjoll në një intervistë të shkurt u shpreh jo i lumtur me lojën e tij.

“Isha shumë i dobët në pjesën e parë, dhe më pas shënova gol. E pabesueshme. Mendoj se bëm histori. Gjëja kryesore është që ne duam më shumë”, u shpreh Rodri.

Kujtojmë që Man. Siti tani kompleton tripletën këtë sezon, duke fituar kështu titujt si: Ligës së Kampionëve, Premier Ligës dhe FA Cup.

LEXO EDHE:

Back to top button