Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti sot në mëngjes do të jetë me reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 14 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me kushte për reshje të dobëta të shiut dhe paraqitjes së mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button