Yll Limani dhe Loredana ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit për bashkëpunimin e radhës

Yll Limani dhe Loredana ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit për bashkëpunimin e radhës

Këngëtari Yll Limani ka qenë tejet aktiv këtë vit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Megjithatë ai nuk u ka dhënë fund akoma befasive për publikun, pasi për fundvit ka menduar diçka shumë speciale për fansat e tij.

Këngëtari nga Prishtina ka bashkuar kësaj radhe forcat me reperen e njohur shqiptare, Loredana Zefi, për të realizuar një bashkëpunim.

Lajmi është bërë i ditur nga vet dyshja përmes publikimit të disa fotografive enigmatike që publikuan fillimisht në rrjetet sociale.

Foto: Yll Limani/InstaStory

Bëhet fjalë për një imazh që Ylli dhe Loredana kanë ndarë me ndjekësit e tyre në InstaStory, ku shihen dy duar të shtrënguara fort he që e mbajnë njëra-tjetrën.

Që të dy janë shumë të pëlqyer në zhanrin e tyre, me çka edhe bashkëpunimi në fjalë ka pritshmëri të mëdha për të qenë një hit i fundvitit.

LEXO EDHE:

Back to top button