Parashikimi i ri i Gates: Gjasat për pandemi të re gjatë 20 viteve të ardhshme, janë 50 për qind

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, konsideron se ekzistojnë 50 për qind të gjasave që në 20 vitet e ardhshme të shfaqet pandemia e re, dhe se prejardhja e tij sipas Gates sigurisht do të jetë diku në natyrë.

“Popullata po rritet dhe po e kërcënojmë çdo herë e më shumë ekoksistemin. Për këtë parashikoj se ekzistojnë 50 për qind të gjasave se do të kemi pandemi të re me prejardhje diku nga natyra, dhe kjo do të ndodhë në 20 vitet e ardhshme si rezultat i ndryshimeve klimatike”, theksoi miliarderi amerikan për të përditshmen spanjolle El Diario.

Gates së fundmi ka nxjerr në shitje librin “Si të mbrohemi nga pandemia e ardhshme”, ku ka shpjeguar se pandemia e ardhshme do të mund të jetë si grip – një lloj i ri i virusit nga familja e coronaviruseve.

Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar në prill se numri i rasteve të konfirmuara më COVID-19 në botë, ka tejkaluar shifrën prej 500 milionë njerëzve.

Kujtojmë që Gate ka qenë pjesëmarrës aktiv i përpjekjeve globale sa i përket shpërndarjes së ilaçeve dhe vaksinave kundër COVID-19, duke dhënë shuma të majme parash në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates.

LEXO EDHE:

Back to top button