Paratë / LSDM: Prokuroria të hetojë paratë kineze
Pas paralajmërimit të kryeministrit në ardhje të Hungarisë Peter Magjar për hetimin e një kredie në vlerë prej 1 miliard eurosh të marrë nga qeveria e Viktor Orbanit nga një bankë kineze, LSDM kërkon nga Prokuroria që të hapet hetim për kredinë 1 miliardë eurosh të cilën Maqedonia e Veriut e ka marrë nga Hungaria në po të njëjtin vit. LSDM dyshon se paratë që i ka marrë Orbani nga kinezët, kanë përfunduar në Maqedoni.
“Paratë Hungaria i ka marrë nga Kina në të njëjtin vit 2024 nga China Development Bank, Export-Import Bank of China dhe filiali hungarez i Bank of China. Informatat e reja dalin pas humbjes zgjedhore të Orbanit. Janë fshehur shpenzime, kamata, shpenzime të njëhershme. Njësoj si në Maqedoni. Kishte shpenzime të fshehura të cilat qeveria asnjëherë nuk i publikoi. Mbi 1 milion euro u transferuan për shërbime të marrëveshjes, por asnjëherë nuk u kuptua nëse janë për provizione bankare ose për shërbime konsulente”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM./Alsat.mk.








