“Parkingjet në Kumanovë”, punëtorët dy vite pa K15

“Parkingjet në Kumanovë”, punëtorët dy vite pa K15

Gazetar: Avni Tahiri

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parkingjet në Kumanovë” vazhdojnë të mbeten pa regresin vjetor K15 për vitet 2024 dhe 2025, pavarësisht premtimeve të drejtorit se pagesa do të kryhej gjatë këtij muaji. Edhe pse drejtori kishte deklaruar publikisht se të gjitha pagesat e prapambetura do të realizohen, deri sot, rreth 60 punëtorë të kësaj ndërmarrje publike thonë se ende nuk kanë marrë as K-15 e prapambetur.

“Jo, ende nuk e kemi marrë K15, deri më sot pra 24 dhjetor. Na thanë që të premten e kaluar do t’i lëshojnë por nuk e lëshuan, të hënën nuk kishte dhe ja sot i 24 dhe ende nuk kemi në xhirollogari. Flet për KA 15 e vitit 2024 dhe 2025 që ende nuk e keni marrë? Po, nuk kemi marrë as për 2024 e as për 2025”, deklaroi Nazim Xheladini, i punësuar në NP “Parkingjet në Kumanovë”.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet në Kumanovë” rreth dy javë më parë deklaroi:

“E kanë të prapambetur për vitin 2024 dhe e dimë së si janë të gjitha ndërmarrjet publike në shtet ashtu edhe tek ne por do t’i marrin për 2025, do t’i marrin të gjithë pagesën e K15. Edhe për vitin 2024 po ashtu edhe për vitin 2025. Pagat nuk janë vonuar por sipas ligjit do ti marrin deri me datë 15, pra pagën do ta marrin nëse jo sot atëherë nesër e deri me datë 15 do ta marrin sigurt”, tha Andrea Maxhovski – Drejtor i NP “Parkingjet në Kumanovë”.

Sot përsëri kontaktuam drejtorin e kësaj Ndërmarrje Daniel Jovanovski, ndërsa me shkrim shkurtë informoji se pagesa e regresin vjetor K15 për vitet 2024 dhe 2025, do të realizohet gjatë ditës së sotme, ndërsa sa i përket pagave të vonuara, ai theksoi se të njëjtat nuk janë vonuar dhe se janë lëshuar në afatin e caktuar, deri me datën 15 të muajit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button