“Partitë politike të mos promovojnë fashizëm”

“Partitë politike të mos promovojnë fashizëm”

LSDM-ja kërkon miratimin e ndryshimeve në ligjin për partitë politike, të ngjashme me ato në ligjin për organizatat dhe shoqatat, shkruan Alsat.

Propozimi i tyre parasheh që programet, emrat, statutet e partive politike të mos kenë çështje që nxisin urrejtje nacionale, etnike, jotolerancë, gjenocid, promovim të fashizmit, ose të mos thirren në figura që kanë të bëjnë me to.

“Partitë politike janë lloj organizatash të nivelit më të lartë sepse dalin në zgjedhje dhe kërkojnë besimin. Vlerësojmë se ky ligj është akoma më i rëndësishëm në këtë momentin kur ndodhin gjëra të tilla në shtetin tonë dhe provokime të cilat nxisin ndjenja negative te qytetarët”, tha Jovan Mitreski, LSDM.

“VMRO-DPMNE-ja është konstante në luftën e saj për popullin për liri dhe barazi, për dallim prej LSDM-së në kohën e të cilës është promovuar fashizmi dhe në statutin e të cilës thirren në komunizëm”, u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button