Pas 248 orësh një vajzë shpëtohet nga rrënojat

Pas 248 orësh një vajzë shpëtohet nga rrënojat

Një vajzë 17-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Kahraman-marash të Turqisë, plot 248 orë pas tërmetit të parë të madh që ka shkaktuar të paktën 42 mijë viktima. Ekipet e shpëtimit në mesditë arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat e qytetit në epiqendrën e tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë të 6 shkurtit, një vajzë të re që quhet Alena Kurtz. Në të njëjtën kohë, megjithatë, shpresat që ishin krijuar ditët e fundit në një ndërtesë tjetër në të njëjtin qytet për shpëtimin e dy grave dhe një foshnje humbën. Tingujt e rrahjeve të zemrës dhe gërvishtjeve në një mur që ishin zbuluar në vendngjarje tani janë identifikuar se i përkasin tre maceve të bllokuara në rrënojat e ndërtesës. Ndërkohë një 74-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat e tërmetit pas 227 orësh, gjithashtu në Kahraman-marash. Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga autoritetet turke, numri i të vdekurve ka shkuar në 36,187, në Turqi dhe të paktën 5,840 viktima të të raportuara nga Siria.

LEXO EDHE:

Back to top button