Gjatë këtyre ditëve të fundit, reperi Asdren Gjikolli i njohur me nofkën “Gjiko” ka qenë në krye të mediave rozë lidhur me një aktakuzë për mashtrim dhe për abuzim seksual vite më parë.
Moderatorja, Elita Rudi përmes një video të publikuar në rrjetin social “Instagram” ditën e sotme ka vendosur të “reagoj”lidhur me këtë ngjarje.
Ajo ka publikuar një video me Gjikon, ku shihen së bashku në makinë teksa i puth dorën. Pra, përmes kësaj video ajo tregoi publikisht se i beson bashkëshortit dhe kështu duke i injoruar komentet negative ndaj çiftit.








