Gazetar: Petar Çaushevski
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Bujqsië Vase Anakiev, i arrestuar në një aksion policor mbrëmë dyshohet se ka marrë ryshfet 50 mijë euro. Policia ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori. Nga policia njoftojnë se në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, përmes shpedicionerit ka kërkuare mito prej 100 mijë eurove nga pronar i një subjekti juridik për të kryer vepra që nuk ka guxuar t’i kryente.
“Personit të dëmtuar i ka shpjeguar se malli ka ndalesë për hyrje dhe duhet të kthehet pasi nuk i ka plotësuar kushtet ligjore dhe se për këtë ka pasur procesverbal nga Inspektorati. Me qëllim që malli të kalonte pa pengesa i është kërkuar ryshfet prej 100 mijë euro që është dashur t’i dorëzojë në tre këste. Gjysma e parave i janë dhënë dje shpediterit që ai më pas t’ia dorëzonte drejtorit Anakiev. Pas marrjes së masave, është kontrolluar edhe vetura e tij ku janë gjetur 50 mijë eurot,” thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme
Vase Anakiev u emërua si ushtrues detyre, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi në korrik të vitit 2024. Ai është nënkryetar i Partisë Socialiste të Maqedonisë e cila drejtohet nga Lupço Dimovski, aktualisht zëvendëskryeministër për sistem politik. /alsat.mk








