Pas dy ditësh debat në Kuvendin e Shqipërisë, votohet qeveria Rama III

Me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim, dhe pas më shumë se 20 orësh debate dhe diskutime, Kuvendi i Shqipërisë votoi në orët e para të së premtes Qeverinë “Rama 3”.

Ndërsa Rama pritej të fillonte fjalimin e tij përmbyllës deputetët e opozitës me në krye kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha u larguan nga salla.  Rama iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me programin e qeverisë, por dhe bëri thirrje për dialog me opozitën.

Seanca parlamentare filloi të enjten në orën 10:00 dhe u mbyll të premten në orën 06:37 të mëngjesit. Pas votëbesimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në Samitin e OKB-së.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button