Pas romancës 5-mujore, Zac Efron ndahet nga e dashura e tij

Zac Efron dhe e dashura e tij australiane, Vanessa Valladares thuhet se janë ndarë pas vetëm pesë muajsh lidhje. Ndarja e aktorit me 25-vjeçaren besohet të ketë ndodhur pasi 33-vjeçarit i duhej të largohej për angazhimet e tij të punës.

Sipas The Sun, aktori ka nisur xhirimet për filmin “Gold” dhe distanca ka dëmtuar dashurinë e çiftit.

Lajmi erdhi menjëherë pasi u tha se Zac dhe Vanessa po kërkonin për të blerë dhe një shtëpi së bashku, në Australi, aty ku aktori thuhej se do të jetonte, pasi Valladares i vodhi zemrën.

Burimet për The Sun shkruajnë:

“Ata do të ishin një çift vërtet i mirë, por fatkeqësisht, fati nuk ishte në dorën e tyre. Puna e Zac dhe distanca bënë të vetën.”

Vanessa dhe Zac u njohën në korrik, por që prej atëherë marrëdhënia e tyre ka qenë shumë intensive, me dhurata si një unazë, udhëtime romantike dhe plane serioze për të ardhmen.

Burimi: Mirror CO UK

LEXO EDHE:

Back to top button