Osmani: Refuzimi nga ana e Bullgarisë do të ishte një gabim strategjik

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani për emisionin “360 Gradë” në Alsat, gjatë pyetjes së gazetarit nëse ka ndonjë mundësi për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, për ndonjë mundësi tani, deri më 8 dhjetorë? Ai u përgjigj se është shumë e rëndësishme të ketë mundësi tani, sepse kjo është e rëndësishme po aq edhe për Bullgarinë. Sipas Osmanit nëse kjo nuk arrihet do të ishte një gabim strategjik.

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të ketë mundësi tani dhe kjo është po aq e rëndësishme edhe për Bullgarinë. Sepse në drejtësi, siç tha profesori Malevski, se ky stadium i hapjes dhe gatishmërisë  për ndërtimin e urës midis dy shteteve dhe nëse refuzohet kjo, alternativa është konservimi dhe shtyrje shumë e vështirë përpara për shkak të atmosferës që mund të krijohet dhe vërtetë nuk shoh arsye dhe do ishte gabim strategjik nëse hidhet poshtë kjo hapje e shtetit dhe nëse nuk jepen mundësi në kushte kur ja në mënyrë plotësuese krijohet parashikueshmëri në zbatimin e marrëveshjes- tha Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button