Aurela Gaçe publikoi videon më të bukur 1 vit pas martesës së aktorit

Gaz Paja i dha fund beqarisë në qershor të vitit të shkuar. Aktori i njohur i humorit kurorëzoi me martesë dashurinë e tij disavjeçare me Ira Seferin. Ata organizuan një dasmë madhështore bashkë, ku sigurisht nuk munguan personazhe të njohur, që janë miq me Gazin.

Mbrëmjen e sotme Aurela Gaçe ka rikujtuar një nga momentet më të bukura nga dasma e Gazit. Ajo ka postuar në Instagram një video duke kënduar përkrah aktorit të mirënjohur, Luftar Paja, babait të Gazit. Ata këndojnë bashkë këngën “Ç’u mbush mali plot me rrush” dhe Luftari e ka mbajtur ritmin në mënyrë perfekte.

Pas publikimit të videos ka ardhur menjëherë edhe një koment nga Gaz Paja.

“E paske gjet kthyesin. Po ça marrësi që është pa”, ka shkruar aktori duke ju referuar babait të tij.

“Sa gëzova kur pashë videon. Kujtim shumë i vyer për mua. Martohu dhe një herë që të këndojmë prapë”, i përgjigjet Aurela.

Dasma e Gazit dhe Irës ishte një nga më të komentuarat në showbiz vitin e shkuar. Kujtojmë se tashmë dyshja janë bërë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dard.

LEXO EDHE:

Back to top button