Paunoviq nuk zmbrapset: Ndryshon fjalën, jo qëndrimin – reagon edhe ndaj Sveçlës
Gazetare: Ilirida Rashiti
Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviç, nuk heq dorë nga deklarata e saj shoviniste për spastrim etnik. Në një intervistë të re mbrëmë tha se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend të shprehjes “spastrim etnik”. Ajo ka thënë se fjala e duhur do të ishte “deportim”.
“Me siguri duhej të thoja deportim, thjesht që të shmangia kaq shumë kritika nga të gjitha anët. Por, kushdo që është i arsyeshëm e kupton për çfarë kam folur, edhe pse fatkeqësisht më rrëshqiti ai term. Në fund të ditës, kur vetë ke qenë subjekt i spastrimit etnik, ose për pak sa nuk ndodhi, sepse ende përpiqen ta bëjnë, është e natyrshme që shprehja ‘spastrim etnik’ të mbetet në mendjen tënde për shkak të asaj që ke përjetuar” – Snezhana Paunoviq, Ministre e Pushtetit Lokal.
Paunoviç ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, përveç nëse këtë ia kërkon shumica e popullit serb. Ajo madje shkoi edhe më larg duke e quajtur ministrin e brend shëm të Kosovës Xhelal Sveçlën terrorist.
“Ai ka qenë luftëtar i njohur i UÇK-së terroriste dhe ka vrarë e ka zbrazur rajonin e Dukagjinit etnikisht. Ka qenë pjesë e forcave që kanë kidnapuar njerëz, i kanë dërguar në Shtëpinë e Verdhë dhe u kanë nxjerrë organet” – Snezhana Paunoviq, Ministre e Pushtetit Lokal. /Alsat.mk
Ajo tha se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga pozita, pavarësisht reagimeve të shumta. Edhe komisionarja për zgjerim e BE-së Marta Kos shprehu dje habinë se si akoma Paunoviç është ministre.
Ministri i jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha njoftoi se në Uashington ka takuar homologun e tij serb Marko Gjuriq, të cilit, siç tha Hoxha i ka përsëritur qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë për Kosovën. /Alsat.mk








