Pavarësisht ndotjes, s’ka shtab krize – autoritetet minimizojnë rrezikun

Pavarësisht ndotjes, s’ka shtab krize – autoritetet minimizojnë rrezikun

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Ndryshe nga qytetarët të cilët ankohen për ndotjen e lartë të ajrit për shkak të djegies së deponive, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se ndotja nuk ka qenë në nivel që të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe për këtë arsye, shtabi i krizës nuk do të mblidhet tani për të diskutuar mbi këtë çështje, por se një gjë e tillë, do të ndodhë  në të ardhmen.

“Bashkë me Institutin për Shëndet Publik analizuam njëherë a është ajri i pastër apo jo, ajri nuk është i pastër, megjithatë nuk është në nivel që të mund të bënë ndonjë dëm shëndetësorë për qytetarët. Përsëri themi që qytetarët është mirë të mos dalin jashtë nëse nuk do të kenë nevojë për ta bërë atë. Në të ardhmen do të kemi grup punues i cili do ti analizon dhe do të jep rekomandime se si të sillen qytetarët në kështu ambiente”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Spitalit të “8 Shtatori” tha se ajri i ndotur duhet të monitorohet me kujdes, pasi në sezonin e vjeshtës dhe dimrit sëmundjet e mushkërive paraqiten më shpesh dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Siç e dini tani më vjen sezoni i vjeshtës dhe dimrit ku infeksionet e rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes do të jenë më të shpeshta. Duhet me patjetër të monitorohet cilësia e ajrit, duhet që në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të jemi të qasshëm 24 orë për qytetarët që të mund që këtë periudhë ta kalojmë me numër më të vogël të pacientëve me sëmundje më serioze”, u shpreh Sinisha Stojanovski, drejtor në Spitalin “8 shtatori”.

Në stinën e vjeshtës dhe dimrit Shkupi zë vendet e para në ranglistat botërore për ndotjen e lartë të ajrit. Edhe pse institucionet kompetente vazhdimisht premtojnë masa  kundër ndotjes së ajrit, deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button