Pendarovski: Është e mundur të presim valë refugjatësh

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk e përjashton mundësinë që vendi të përballet me një valë refugjatësh si rrjedhojë e krizës në Afganistan.

Presidenti Pendarovski në REL, ka thënë se nuk e ka fjalën për këta që vijnë tani, por për valë tjetër, pasi që siç tha ai, regjimi pritet të jetë njësojë i egër.

“Është e mundur të presim valë refugjatësh. Jo këta që vijnë tani, të cilët janë nxjerrë përmes të ashtuajturave konvoje humanitare, në mënyrë të organizuar; ky numër është i vogël, jo vetëm te ne, përgjithësisht në botë; bëhet fjalë për disa mijëra njerëz”.

“Megjithatë, është e mundur…Për shkak se unë pres që ai regjim të jetë njësoj i egër, si ai më parë, para 20 viteve, që të shkaktojë valë të re refugjatësh dhe ajo të jetë mbase e ngjashme me atë çka pamë në vitin 2015 dhe 2016, kur një milion e gjysmë njerëz tranzituan nëpër territorin tonë dhe nëpër tërë këtë rajon”, tha Pendarovski.

LEXO EDHE:

Back to top button