Pendarovski ndryshon mendje për kushtetutën

Pendarovski ndryshon mendje për kushtetutën

Gazetar: Mefail Ismaili

Presidenti Stevo Pendarovski e arsyeton ndryshimin e qëndrimit të tij lidhur me hyrjen në Kuvend të ndryshimeve. Edhepse kishte thënë se paraprakisht për këtë nevojitet të sigurohen dy të treta e votave, Pendarovski tani mendon ndryshe. Në intervistë për Evropën e Lirë ai thotë se qytetarët duhet ta shohin se ka dy blloqe të ndara rreth kësaj teme.

“Mendoj se është më mirë që të futet në atë procedurë që kur do të duhet të votohet, qoftë hera e parë që përsëri duhen dy të tretat, qoftë herën e fundit që të  diferencohen ata dy blloqe të cilat janë dukshëm në skenën politike maqedonase, njëra palë pro Bashkimit Evropian me këto kushte dhe me këtë kornizë negociuese dhe të tjerët të cilët de fakto janë kundër Bashkimit Evropian dhe flasin se kur do të vijnë në pushtet do të ri negociojnë me Bullgarinë dhe me Brukselin për gjoja ndonjë kornizë më të mirë,” Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski pranon se janë tepër të vogla mundësitë që opozita të ndryshoj mendim dhe të mbështes ndryshimet kushtetuese sipas kornizës aktuale me bullgarinë por se duhet të bëhet provë. Sipas Pendarovskit, BE ka bërë gabim strategjik që e ka lënë jashtë saj rajonin e sidomos Maqedoninë pas gjitha kompromiseve i ka bërë. Ai ka kritikuar drejtpërdrejtë BE-në dhe SHBA-në për qasjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Unë nuk them se Vendet e Ballkanit bënë reforma të shkëlqyere dhe europiuanët atë nuk e shikon. Dhe kjo është përsëri gabim i BE-së. Atje ku ne dhe gjithë të tjerët nuk bëmë reforma BE-në nuk e kishim askund që zëshëm të thotë se nuk bëni reforma andaj nuk do të avancoheni. BE-ja dhe SHBA-ja madje tani fillojnë të kritikojnë se kaq para dhamë në këtë sferë dhe nuk shohim rezultate. Do të thotë kritika të këtilla direkte nuk kishte vite më parë edhe pse kishte arsye, Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski tha se është e dhimbshme që të dëgjohen kritikat nga ndërkombëtarët dhe të njëjtat janë nënçmuese për funksionarët aktual si edhe ato të mëparshmit. Pendarovski thotë se nuk beson në format e reja të asocimit dhe anëtarësimit në BE. Ai shton se qytetarët e vendit janë të lodhur nga metodat e reja që i vendosin vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është edhe arsye e euroskepticizmit në vend. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button