Mot i paqëndrueshëm edhe javën e ardhshme

Mot i paqëndrueshëm edhe javën e ardhshme

Gazetare: Evi Shkopi

Moti i paqëndrueshëm vazhdon të mbizotërojë në vendin tonë. Reshjet e dendura të shiut të një nate më parë shkaktuan vërshime në Prilep, Shën Naum, Lubanishtë dhe Tërpejcë. Pas stuhisë së mbrëmshme që shkaktoi rrëshqitje të dheut në rrugën Ohër- Shën Naum, nga ora 22:00 në këtë rrugë rajonale në afërsi të fshatit Lubanisht, komunikacioni tani po zhvillohet me kalim të alternuar të automjeteve.


“Automoto Lidhja e Maqedonisë rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.Rruga Ohër-Resen, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është e hapur për qarkullim për automjete me ngarkesë të lejuar deri në 3.5 tonë,” thanë nga Automoto Lidhja e Maqedonisë.

Mot i paqëndrueshëm ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit tek lumenjtë dhe përrenjtë. Shi i rrëmbyer ka kapluar edhe Kavadarin. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza pas reshjeve të mbrëmshme në territorin e komunës së Kavadarit janë përmbytur 10 objekte, kryesisht bodrume.

“Që nga mbrëmja e djeshme ekipet e NP “Komunalec” kanë dalë me mekanizim prej tre skips, dy kamionë, tre traktorë dhe 20 punëtorë. Llumi, grilat dhe ulluqet e grumbulluara pastrohen dhe rrugët lahen nga balta me tre cisterna. Me ekipet e veta merr pjesë edhe Njësia Zjarrfikëse Territoriale Kavadar, e cila ndihmon në larjen e rrugëve dhe pompimin e ujit nga objektet e përmbytura,” u shprehën nga Ndërmarrja Publike “Komunalec”.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se mot të paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë mbrëmjes dhe ditëve në vijim.

“Pjesërisht me vranësira, nga mesdita do të kemi mot të paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe në disa vende me breshër. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 26 gradë. Në Manastir deri në 24 gradë,” Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjikë thonë se më shumë reshje shiu 23 l/m2 kanë rënë në Prilep, 21 Strumicë, 15 Krushevë, 14 Berovë, 8 Tetovë, 6 6 Shkup-Petrovec, Demir Kapi, 3 Pretor, Kriva Pallankë, 2 Pozharanë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button