Qindra shtetas shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britani në rrugë ilegale janë depërtuar në Shqipëri

Qindra shtetas shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britani në rrugë ilegale janë depërtuar në Shqipëri

Gazetare: Evi Shkopi

Ministri britanik për Emigracion, Robert Jenrik tha se qindra shtetas shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britani në rrugë ilegale janë depërtuar në Shqipëri. Në një intervistë për mediat britanikë ai tha se disa prej tyre janë kthyer vullnetarisht në shtetin shqiptarë, ndërsa ka edhe të tjerë që janë arratisur.

“Ka qindra shqiptarë të cilët kanë ardhur përmes varkave të vogla që janë vendosur në ato fluturime si rezultat i procesit që po zbatojmë dhe marrëveshjes që kemi arritur me Shqipërinë. Sa i përket pjesës tjetër disa janë në hotele, disa janë kthyer vullnetarisht në vendin e tyre dhe disa të tjerë ia kanë mbathur dhe pikërisht kjo është arsyeja përse ne po ndërmarrim këto veprime,” Robert Jenrick- Ministër i Britanisë për Emigracion.

 Ky nuk është rasti i vetëm kur një ministër Britanik flet në konotacion të tillë  kur përmend emigrantët shqiptarë. Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratës së ministres Suela Briverman, duke thënë se është e turpshme që krimit t’i vendosësh vule etnikë në vetvete përbën krim.


“Për fat të keq kemi parë se neve dhe komunitetit tonë na është drejtuar gishti në këtë vend për qëllime të politikës dhe ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike, por nga ana tjetër, jam shumë i kënaqur bashkë me kryeministrin tuaj, kemi përcaktuar një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çfarëdolloj gjëje që duhet përjashtuar nga marrëdhënia jonë dhe nga bota jonë e ligjit dhe drejtësisë. Duke u siguruar në të njëjtën kohë që  disa mollë të kalbura të mos përcaktojnë as komunitetin shqiptarë këtu dhe as marrëdhëniet tona,” Edi Rama-Kryeministër i Shqipërisë.

 Ndaj deklaratave të ministrave britanikë ka reaguar edhe këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Dia Lipa, duke e quajtur qasjen e tyre si “shkurtpamëse”. Në një intervistë për Sunday Times, Lipa ka thënë se këto fjalë sigurisht që e lëndojnë. “Sigurisht se më ka lënduar. Të gjitha ato fjalë që janë thënë për emigrantë. Gjithmonë kam menduar se Londra është një bashkim kulturash. Se kjo është pjesë përbërëse e qytetit. Kështu që, kur dëgjon që Qeveria flet për shqiptarët në atë mënyrë të dhemb. Është shkurtpamëse dhe mendjeshkurtër, por është mënyra se si mendojnë njerëzit. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, emigrantët po vijnë në shtetin tonë dhe po na marrin vendet e punës”, ka thënë ajo.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Rishi Sunak dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, ranë dakord të “rrisin bashkëpunimin” në tre fusha – “çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme me fokusin kryesor në luftën kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm, rritja dhe investimet; inovacioni, rinia dhe arsimi”. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button