Shitjet online, rriten rastet e mashtrimit

Shitjet online, rriten rastet e mashtrimit

Gazetar: Ardit Ramadani

“Rastet e mashtrimit kompjuterik në RMV”

Viti 2018 – 14 raste

Viti 2019 – 12 raste

Viti 2020 – 3 raste

Viti 2021 – 6 raste

Viti 2022 – 9 raste

Shumë më i lartë është numri i denoncimeve por kryerësit vështirë gjenden për shkak të njohurive të mira kompjuterike. Këtë e vërteton fakti që në dy vitet e fundit, në Organizatën e Konsumatorëve të Maqedonisë janë ankuar 420 persona për pjesën e blerjes online.

Profesori Bujamin Bela apeloi që qytetarët të mos besojnë çdo gjë që lexojnë në internet, sipas tij hulumtimi paraprak është tejet ë rëndësishëm.

“Kisha apeluar të jetë të shikohet numri i telefonit të kompanisë, e-maili a është i vërtetë, të shihet në ueb faqe të ndryshme për eksperienca të ndryshme që kanë të bëjnë me atë sektor, që kanë të bëjnë me atë lloj blerje etj. derisa të identifikohet a është e regjistruar ajo kompani ose jo, a ka një të kaluar ajo kompani në bazë të shitjeve reale ose jo sepse ndodhën që shumë konsumatorë dëgjojmë që kanë kryer këto lloj blerje, kanë bërë pagesat ndërsa produkti që ato e marrin nuk është i kënaqshëm,” tha Bujamin Bela, profesor universitar.

Cak i mashtruesve përmes internetit janë kryesisht qytetarët me edukim të ulët mediatik dhe kjo sipas profesorit Bela, shfrytëzohet nga ana e kompanive.

“Kompanitë e shfrytëzojnë, posaçërisht ato kompani të cilat dëshirojnë të kryejnë kësi lloj mashtrimesh, të konsumatorëve duke ju ofruar brende të cilat janë me çmime të larta, përmes çmimeve me zbritje, ose përmes lojërave të fatit ose duke i identifikuar si fitues eventual, tentojnë që të marrin të dhënat e tyre që pastaj të krijojnë pjesë të cilat janë të dëmshme për konsumatorët,” deklaroi Bujamin Bela, profesor universitar.

 Mashtrimet kryesisht kryhen përmes nga biznese të paregjistruara sipas ligjit. Vetëm në vitin e kaluar, qytetarët e vendit kanë shpenzuar 550,2 milion euro për blerje online, që paraqet rritje prej 25 për qind nga viti i kaluar. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button