Pendarovski nuk pret që Sofja të ndryshojë qëndrime, pritet ndihma e Brukselit

Kreu i shtetit nuk pret që pozicioni i fuqishëm i Sofjes të ndryshojë pas zgjedhjeve të pranverës, por gjithsesi është optimist se Brukseli do të ndihmojë gjetjen e një formulimi, me të cilën nuk do të cenohet e drejta e vetë-përcaktimit. Sipas Presidentit Pendarovski është ofenduese fakti që Sofja ua njeh vetëm pjesërisht këtë të drejtë maqedonasve, duke thënë se tani janë maqedonas, por se të tillë nuk kanë qenë para vitit 1944. Në intervistë për TV Klan, Pendarovski komentoi kërkesën e Sofjes për heqjen dorë nga pakica maqedonase në Bullgari, duke thënë se një konfirmim të këtillë vendi e ka bërë dekada më parë.

“Nuk kemi qëllim të përzihemi, por edhe po të duam, nuk mundemi, nuk guxojmë të përzihemi. Është rend i brendshëm juridik i Bullgarisë dhe si të duan le të bëjnë. Por nëse dikush në Bullgarinë e sotme individualisht deklarohet si maqedonas dhe kërkon të drejtë në Këshillin e Evropës ose organizata të tjera për të drejtat e njeriut, kjo nuk do të thotë se dikush nga Shkupi e ka dirigjuar dhe paguar. Ne kemi njerëz që deklarohen si maqedonas edhe në Greqi. Me Marrëveshjen e Prespës ne nuk heqim dorë nga to, por ata vërtetë ekzistojnë dhe i kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Stevo Pendarovski, president. 

Një ditë më parë, Zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov iu bëri thirrje maqedonasve t’i japin fund gjuhës së urrejtjes ndaj bullgarëve, duke thënë se janë një popull i vetëm. Shkupi e Sofja kanë shkëmbyer plane-aksionare, si përgatitje për mbajtjen e konferencës ndër-qeveritare, por data e takimit ende nuk është caktuar.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button