Pezullim, Konte mungon në sfidën ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Antonio Konte është pezulluar me dy ndeshje dhe me një gjobë prej 20 mijë euro, nga GJykata e SPortit, për shkak të përleshjes me gjyqtarin, në sfidën kundër Udinezes. Tekniku italian debatoi me arbitrin derisa shkonin në dhomën e zhveshjes, gjë që dërgoi deri në kartonin e kuq. Pos tij, edhe drejtori Gabriele Oriali, u dënua me një ndeshje dhe gjobë prej pesë mijë eurove, ngase edhe ai u ndëshkua me të kuq. Me automatizëm, Antonio Konte nuk do jetë në stolin e Interit për përballjen kundër rivalit lokal, AC Milan, në kuadër të çerekfinales së Kupës në Itali, që sonte zhvillohet në stadiumin “San Siro” në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button