Pendarovski për ngjarjet e fundit në Vjenë: Në Maqedoni nuk ka kampe për trajnimin e terroristëve

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat duke folur për ngjarjet e fundit në Austri, ku një gazetë austriake, për sulmuesin Kujtim Fejzullai i cili me prejardhje është nga një fshat i Tetovës, shkruan se “ka gjurmë që shpien drejt Gjermanisë, respektivisht një kamp për trajnimin e terroristëve në Maqedoninë e Veriut ku shpesh ka udhëtuar. Kamp për trajnimin e terroristëve në Maqedoninë e Veriut”, ai e hodhi poshtë këtë citim në mënyrë kategorike.

- Advertisment -

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka kampe për trajnim të terroristëve, kurrfarë. E them me përgjegjësi sepse i kërkova dhe i mora raportet e fundit edhe të shërbimit për punë të brendshme edhe të shërbimit për inteligjencë të brendshme. Këtë e them me bindje. Që kjo çështje të jetë e zyrtarizuar në këtë drejtim, dje i dhashë urdhëresë drejtorit të Agjencisë së kundërzbulimit me emër, mbiemër, shkresë zyrtare nga Agjencia e kundërzbulimit që ta thotë të njëjtën për mediumin konkret austriak dhe për të gjithë ata që kanë interes për ta publikuar. Bëhet fjalë për një pjesë të opinionit austriak, më duhet ta them kështu, të një fushate që zhvillohet në drejtim se, sipas atyre, e dimë që Ballkani është tokë pjellore për terroristë dhe aktivitete terroriste, se prej atje vetëm gjëra të këqija mund të presim dhe në këtë drejtim është kjo që ndodhi së fundmi. Ju them dhe këtë e din edhe opinioni, ai terrorist i supozuar ka lindur në Austri, arsimin e plotë, çfarëdo që e ka pasur, e ka fituar në atë shtet, këtu ka ardhur herë pas here për vizita të shkurtra që t’i vizitojë kushërinjtë dhe shokët. Për shembull, herën e fundit ka qenë para Vitit të Ri, më 25 dhjetor është futur në aeroportin e Shkupit, më 1 janar është kthyer dhe gjatë këtyre qëndrimeve të shkurta nuk ka pasur asnjë kontakt me persona për të cilët mund të supozojmë se kanë qëllim ose të luftojnë në Siri ose se janë kthyer apo se kanë kontakte me struktura radikale- tha Presidenti.

LEXO EDHE:

Back to top button