Për 5 vende të lira, aplikuan 15 prokurorë

Për pesë vende të punës në konkursit e Prokurorisë për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion janë paraqitur 15 prokurorë. Këshilli i prokurorëve publik pret nëse eventualisht me postë të rekomanduar do të paraqitet edhe ndonjë biografi tjetër. Do ketë edhe intervista dhe më pas do zgjidhen kandidatët që i plotësojnë kushtet për punë në Prokurorinë në krye të së cilës është Vilma Ruskoska.

“Kandidatëve për përzgjedhjen e prokurorit publik në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u kërkohet si kusht i veçantë që të kenë së paku katër vjet përvojë si prokuror publik me rezultate të konfirmuara dhe cili është vlerësuar me notë pozitive në dy vitet e fundit”, njoftojnë nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

Kryetari i Këshillit të prokurorëve, Aco Kolevski për Alsat tha se pret që prokuroria e krimit të organizuar të plotësohet me pesë prokurorë të rinj në dy muajt e ardhshëm. Drejtuesja e kësaj prokurorie Ruskovska disa herë ka përsëritur se askush nuk do të privilegjohet në shpallje dhe se çdo prokuror i interesuar nga ish Prokuroria Speciale nuk do të jetë në avantazh për pesë pozicionet. Alsat njoftoi para dhjetë ditëve se disa nga ish prokurorët special do të luftojnë për vend në prokurorinë e krimit të organizuar.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button