Për nder të Ditës së Fëmijëve, institucionet do të ndriçohen me ngjyrë të kaltër

Në shenjë të kremtimit të Ditës Botërore të Fëmijëve, sot disa nga institucionet në Shkup do të ndriçohen me ngjyrë të kaltër si gjest simbolik i angazhimit të tyre për promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Qeveria, Kuvendi, UNICEF-i, Delegacioni i BE-së, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Ambasada e Italisë, etj. do të ndriçohen me ngjyrë të kaltër.

Çdo vit më 20 nëntor, ditën e nënshkrimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, Dita e Fëmijës kremtohet në të gjithë botën, ndërsa ndërtesat dhe monumentet ndriçohen me ngjyrë të kaltër.
Këtë vit, Dita Botërore e Fëmijëve po shënohet në një pandemi që, sipas UNICEF-it, ka ekspozuar pabarazitë në shoqëri, duke i vënë fëmijët në rrezik të bëhen viktima të fshehura.

Duke pasur këtë parasysh, UNICEF-i u bën thirrje qeverive, komunitetit të biznesit dhe të gjithë aktorëve të tjerë që të shënojnë këtë ditë si një mundësi për të dëgjuar se si fëmijët dhe të rinjtë duan të mendojnë të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button