Gazetar: Angell Dimovski
Në kohën kur pritet rritje e çmimit të rrymës, ndërsa ngrohja qendrore tashmë ka çmim më të lartë, kryetari i Qytetit të Shkupit njoftoi se ka nënshkruar vendime për dhënien e subvencioneve për inverterë për banorët e Shkupit. I pyetëm qytetarët nëse kondicionerët janë zgjidhje e mirë, thonë se ngrohja me rrymë po bëhet luks.
Çfarë mendoni, a është më mirë ngrohja me kondicionerë apo me ngrohje qendrore?
“Varet çfarë hapësire ngrohet, sa metra katrorë. Ja, meqë do të ketë çmim të ri të rrymës nga 1 janari, mendoni se do të jetë mirë ngrohja me kondicionerë? Shikoni, gjithçka që është me rrymë është më e shtrenjtë, e tani edhe çmimi i ri kur të hyjë. Megjithatë, them varet sa metra katrorë ngrohni”, tha një qytetar.
“Do të jetë e shtrenjtë tani, me këtë standard do të jetë shumë e shtrenjtë. Ka disa me pensione, pensione të vogla, ata nuk mund ta përballojnë”, u shpreh një tjetër qytetar.
Kryetari i Shkupit informoi se për 146 familje do të mbulojë shpenzimet në vlerë neto deri në 20.000 denarë për pajisje, ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale do të mbulohet plotësisht nga Qyteti.
“Me investimin në pajisje për kondicionerë, bëjmë hap përpara drejt një mjedisi jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm. Me konsum më të ulët të energjisë dhe nivel më të ulët të emetimeve, ato kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e ajrit dhe krijimin e një Shkupi më ekologjik dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Nga gjithsej 182 aplikime, 146 janë pranuar dhe 36 janë refuzuar. Në periudhën që vjen, do të ketë thirrje të reja publike për subvencione, me qëllim të siç thotë Gjorgjievski të lehtësimit të jetës së përditshme. /Alsat.mk








