Gazetare: Evi Shkopi
Shtetet perëndimore vazhdojnë me përpjekjet e tyre për “asfiksimin” ekonomik të Rusisë, në mënyrë që të detyrojnë Kremlinin të ndalojë pushtimin e Ukrainës, shkruan Alsat.
Bllokimi financiar i Rusisë është një nga synimet kryesore të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, BE-së që së fundi i janë bashkuar edhe shumë shtete të tjera në mesin e të cilave, Japonia, Singapori, Shqipëria, Maqedonia e Veriut.
Sanksionet janë vendosur për 64 institucione të rëndësishme ruse që përshijnë institucione të ndryshme publike si Presidenca ruse, Ministria e Mbrojtjes si dhe kompani që operojnë në sektorin e energjisë, aviacionit dhe financave.
Sanksionet Financiare:
-Ngrirja e aseteve të Presidentit Putin, si dhe shumë zyrtarëve dhe oligarkëve rus
-Përjashtimi i disa bankave rusë nga sistemi SËIFT.
-Masa shtrënguese ndaj Bankën Qendrore të Rusisë
– Ndalim aksioneve ose kredive në BE për ri financim, kufizime të borxhit dhe kapitalit
– SHBA ka shkëputur bankën më të madhe të Rusisë dhe 25 filiale nga sistemi financiar amerikan
– SHBA vendosi sanksione ndaj dy bankave shtetërore Bjelloruse, në përgjigje të pjesëmarrjes së Minskut në pushtimin rus.
351 anëtarëve të Parlamentit Rus dhe oligarkëve të afërt me pushtetin përveç ngrirjes se aseteve financiare u është ndaluar e drejta për të udhëtuar. BE-ja mbylli hapësirën ajrore për avionët rusë, të regjistruar nga Rusia ose të kontrolluara nga Rusia. Të gjithë avionët e tillë, përfshirë avionët privat të oligarkëve, tani nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi asnjë vend të BE-së. Avionët rusë janë ndaluar gjithashtu nga hapësira ajrore e Mbretërisë së Bashkuar.
Kufizimet e kompanive MB-BE:
Linja ajrore ruse Aeroflot do të ndalohet nga hapësira ajrore në Mbretërinë e Bashkuar
Rostec – kompania më e madhe ruse e mbrojtjes
Uralvagonzavod – prodhuesi më i madh i tankeve në botë.
Tactical Missile Corporation – një furnizues kryesor i raketave ajrore dhe detare.
United Aircraft Corporation – një kompani ruse që furnizon avionë ushtarakë dhe përfshin të gjithë prodhuesit kryesorë të avionëve rusë.
United Shipbuilding Corporation – kompania më e madhe e ndërtimit të anijeve në Rusi, e cila ka ndërtuar anije luftarake kryesore ruse.
SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe shtete e Bashkimit Evropian kanë vendosur kufizimin eksportit të teknologjive të nivelit të lartë. Gjithashtu udhëheqësit e Komisionit Evropian, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuar angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjet e shtetësisë- të ashtuquajtura pasaporta të arta, që lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të vendeve tona dhe të kenë akses në sistemet tona financiare.
Një ditë më parë edhe Shqipëria doli me listën e sanksioneve të saj. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se masat e prezantuara do të zbatohen ndaj 654 individë ve dhe 52 subjekteve. Për dallim nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut nuk ka dale me një listë të detajuar të sanksioneve që do të shqiptoje dhe personat apo institucionet ndaj të cilave do t’i shqiptoje këto sanksione./ Alsat.mk








