Përgatitje për “Dasmën e Galiçnikut” që do të mbahet gjatë këtij uikendi

Katerina Ilievska dhe Filip Bundovski janë çifti i sivjetmë i dasmës tradicionale “Dasma e Galiçnukut” e cila do të mbahet për të 47 herë me radhë. Ky manifestim do të jetë nën patronazhin e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa Birraria e Shkupit e vazhdon partneritetin tradicional me këtë manifestin që vazhdon pa ndërprerje nga fillimi e deri më sot. Fillimi zyrtar i Dasmës së Galiçnikut do të jetë të shtunën më 17 korrik, me vendosjen e flamurit të dasmës dhe aktit simbolik të “Krisjes së tre pushkëve” nga shtëpia dhëndrit. Kurorëzimi i të rinjve do të bëhet të dielën, më 18 korrik në kishën Shën Apostujt Pjetri dhe Pali, në Galiçnik, ndërsa manifestimi do të përfundojë me aktin e përcjelljes së daulleve dhe surleve.

“Është nder për mua që këtë vit jam nuse e Galiçnikut. Sidomos jam krenare që jam pjesë e dasmës tradicionale Dasma e Galiçnikut që është një nga dasmat më autentike në Ballkan dhe më gjerë”, deklaroi Katerina Ilievska, nusja.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme të jesh pjesë e kësaj tradite të pasur. Përgjegjësia është e madhe të ndiqen këto tradita dhe të respektohet gjithë ajo që na e lanë të parët”, tha Filip Bundovski, dhëndri.

“Përveç mbështetjes financiare që siguron vazhdimësi të Dasmës së Galiçnikut, gjithashtu sigurojmë edhe sasi të caktuara të pijeve për dasmorët”, u shpreh Marija Mininçiq, Birraria Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button