Përgjegjësit e energjetikës në aksion për të kërkuar karburante

Përgjegjësit e energjetikës në aksion për të kërkuar karburante

Gazetar: Ile Petrevski

Në kohën kur kanë mbetur më pak se një muaj nga fillimi i sezonit të ngrohjes përgjegjësit e energjetikës do të zhvillojë vizita në rajon për të kërkuar karburante. Do të kërkojnë thëngjill, gaz dhe mazut që të mund të funksionojnë termocentralet. Pas deklaratës së një dite më parë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Maqedoni do të dërgojë gaz për prodhimin e rrymës, Alsat jozyrtarisht siguroi informacionin se sasisë së gazit që nga Serbia të premten në Beograd do t’i kontraktojë përfaqësues i lartë i pushtetit. Por, informacionet thonë se si kundër-shërbim Maqedonia duhet t’i shesë rrymë Serbisë. Në ndërkohë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi një ditë më parë paralajmëroi se në takimin “online” me përfaqësuesit bullgar të grupit energjetik të punës do ta dakordojnë çmimin e rrymës që duhet Qeveria e Maqedonisë ta blejë nga Bullgaria. Sipas burimeve tona, marrëveshja e biznesmenëve dhe autoriteteve të Maqedonisë është që rryma nga Bullgaria të mos jetë më shtrenjtë se 200 euro për megavat/orë. Por, sot Bullgaria rrymën në bursë e shiste me çmim dyfish më të lartë. Që bisedimet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të mos jenë të kota, pritet vendim i Komisionit Evropian me të cilin do të kufizohet çmimi për megavat/orë dhe do të ketë mundësi për marrëveshje dypalëshe e jo shitje vetëm në bursë.

Deri më tani, sipas informacioneve zyrtare, autoritetet kanë rënë dakord për 800 mijë ton thëngjill për nevojat e TEC Manastirit dhe 200 mijë ton naftë për termocentralin në Negotinë që të funksionojnë të dy kaldajat. 400 mijë ton qymyr janë kontraktuar nga Shqipëria për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Sipas njoftimeve, të mërkurën ministri i Ekonomisë do të udhëtojë drejt Turqisë, ku do të kërkohen energji shtesë.

Komisioni Rregullator i Energjetikës për Alsat tashmë ka njoftuar se termocentralet e shtetit do të duhet të prodhojnë katër miliardë kilovat energji elektrike këtë vit për qytetarët për t’u siguruar që do të ketë energji elektrike. Nëse qeveria nuk arrin ta bëjë këtë nga kapacitetet e veta, atëherë vendi do të ketë problem serioz pasi do të duhet të importojë nga jashtë me çmime jashtëzakonisht të larta. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button