Përleshja mes lojtarëve të Atletikos dhe Sitit, vazhdoi në tunelin e stadiumit

Man. Siti ka siguruar kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e ka eliminuar Atletiko Madridin me rezultat të përgjithshëm 1-0 nga të dy ndeshjet.

Sfida e dytë e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” ishte shumë e tensionuar në fund, ku edhe pati përleshje të lojtarëve në fushe pas një simulimi të Fill Fodenit, që solli edhe reagimin e ashpër të malazezit Saviç.

I njëjti lojtar vazhdoi të kërkojë sqarime edhe pas përfundimit të ndeshjes dhe pati përplasje verbale me yllit e Sitit. Xhek Grealish, por situata ishte shumë e tensionuar edhe ndërmjet lojtarëve të tjerë të të dy skuadrave.

 

LEXO EDHE:

Back to top button